Rezidenca dhe turi koncertal i veres 2023 i Western Balkans Youth Orchestra
Orkestra e te Rinjve te Ballkanit Perendimor (Western Balkans Youth Orchestra) do te mblidhet per here te pare ne qytetin e Durresit nga data 16 deri me 30 korrik 2023.
65 muzikante te rinj nga 15 shtete te ndryshme evropiane si Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina,Britania e Madhe,Gjermania,Italia,Kosova, Kroacia, Lituania, Mali i Zi,Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Shqiperia, Spanja, Turqia, do të bëjnë prova orkestrale së bashku në ambientet e shkollës së muzikës, Jan Kukuzeli nën drejtimin e muzikantëve të shquar orkestrale nga Gjermania, Spanja dhe Republika Çeke.
Drejtimi artistik i orkestrës është në duart e pianist dhe dirigjentit me origjine nga Shkodra, Desar Sulejmani, i cili do të jetë edhe dirigjenti i koncertit të orkestrës me daten 29 korrik në Amfiteatrin Romak, ora 21, Durrës.
Pjese e programit koncertal (Motoja e koncertit eshte “Ejani të vallëzojmë) do jenë valle simfonike mjaft popullore nga kompozitorë të njohur si Johannes Brahms (Valle Hungareze), Aram Khatchaturian (Pjese te zgjedhura nga baletet Gayaneh, Spartaku dhe muzika për dramë Masquerade), Zoltan Kodaly (Vallet nga Galanta) si dhe Arturo Marquez (Danzon Nr. 2).
Koncerti i Western Balkans Youth Orchestra zhvillohet nën patronazhin e Ambasadaores së zyrës së BE në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann si dhe mbështetet nga Ambasada Gjermane në Tiranë, Goethe Zentrum Tirana si dhe nga Bashkia e Durresit.