Tue, Nov 26, 2024

Seanca e fundit plenare nis me debate të ashpra, deputetët e opozitës iu bien tavolinave me duar, Nikolla nuk i jep fjalën Berishës, ja çfarë po ndodh

  • PublishedJuly 20, 2023

Me debate ka nisur seanca e sotme plenare, e cila do të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar. Shkak është bërë projektligji për kanabisin mjekësor. Opozita ka kundërshtuar diskutimet, ndërsa kërkon interpelancë me Ramën për inceneratorët. Berisha tentoi të merrte fjalën, por Nikolla nuk ia mundësoi këtë gjë.

Në seancën e sotme do të diskutohen raportet vjetore të disa institucioneve shtetërore, si dhe do të shqyrtohen aktet normative dhe projektligje të rëndësishme.

Rend dite:
Raport i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022.

Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2022

Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare vitin 2022.

Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr.29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat””.

Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr.23/2019”

Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)”.

Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”

Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””

Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit”, të ndryshuar”

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013,”Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar”

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”

Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.

AlbaniaWeb.net