“Të vendosë drejtësia!”/ Studentët e mjekësisë protestë para Parlamentit, thirrje në kor: Duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim!
Ashtu siç paralajmëruan, studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e tyre para Parlamentit, ndërsa kundërshtojnë nismën e qeverisë për ligjin që i detyron ata që të punojnë deri në 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.
Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë ‘Rama’.
“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim
Koston e mban veç prindi im
Mos u dehni nga marria,
lini të vendosë drejtësia!
Nuk kam borxhe për të larë,
s’jam i ulët e as tradhtar
Nuk do të ngrihem për të ikur,
por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.
()