Conference League, dështon Gjilani, Dukagjini dhe Shkupi avancojnë tutje në Europë
Përveç skuadrave të Abissnet Superiore, në Conference League luajtën edhe skuadra të tjera të rëndësishme shqiptare.
Dukagjini u kualifikua në turi ne dytë të Conference League. Skuadra e Dallkut kishte fituar 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Europa FC, ndërsa sonte në Gjibraltar triumfoi 2-3.
Dështon Gjilani. Skuadra nga Gjilani eliminohet në turi ne parë të Conference League. Barazimi 2-2 në Luxemburg u duk shpresdhënës, por në Kosovë të besuarit e Duros u mundën 0-2 nga Niedercorn.
Për Shkupin ishte thjeshtë formalitet kualifikimi në turin e dytë të Conference League, pas asaj fitorje 5-0 në Lituani ndaj Hegelmann. Shkupjanëve u mjaftoi një barazim pa gola sot, për të prerë biletën për më tutje.
()