Wed, Nov 27, 2024

Gabimi mund t’i kushtojë 147 milionë euro, Cristiano Ronaldos mund t’i ndërpritet marrëveshja historike

  • PublishedJuly 21, 2023

Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë 147 milionë euro për një gabim foshnjarak, i cili megjithatë nuk ka kaluar pa u vënë re. Në fakt, marrëveshja historike me “Nike” mund të hidhet në erë pasi portugezi doli në fushë me Al Nassr duke pasur si mbrojtëse këmbësh parakalcio të markës “Adidas” për 45 minuta.

Kjo markë është rivalja e madhe historike e shumëkombëshes amerikane “Nike”. Një gafë e bujshme, e cila nëse konfirmohet mund të bëjë që “Nike” të ndërpresë kontratën e sponsorizimit me portugezin për shkelje të marrëveshjes.

Në internet qarkullojnë foto të ndeshjes mes sauditëve dhe Celta Vigos, e humbur 5-0 nga Al Nassr në debutimin e Brozovic, ku shumë veta vunë re parakalcio tipike të markës gjermane në vend të “Nike” nën çorape.

Nga Anglia është “Daily Mail” që i përgjigjet lajmit, duke konfirmuar se marrëveshja 147 milionëshe mes markës amerikane dhe CR7 mund të anulohet. Ronaldo, ndër të tjera, është një nga sportistët më të mëdhenj të sponsorizuar nga “Nike”, një kombinim prej mbi 20 vitesh. “Nike”, në fakt e ka shoqëruar CR7 në të gjitha veshjet e saj sportive që nga viti 2003.

()

AlbaniaWeb.net