“Keni qenë nën efektin e hashashit kur e bëtë ligjin?!”, Korreshi akuza mazhorancës në Kuvend: Po kërcënoni studentët. Nëse s’do kishit vjedhur…
Deputeti Saimir Korreshi, ka mbajtur një qëndrim kritik sa i përket projektligjit për studentët e mjekësisë.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvendi, Korreshi theksoi se pasi mazhoranca e ka bërë Kushtetutën (rreckë), të parëndësishme dhe se tashmë po kërkon që t’u vërë gjobë studentëve.
“Keni qenë në efektin e hashashit kur e keni bërë këtë ligj. Po kërcënoni studentë. Mirë që Kushtetutën e keni bërë rreckë çimentoje, tani thoni ju vëmë gjobë. A jeni në take-tuke. Ju e shpikët Universitetin e Mjekësisë. Të jepte 5 mijë euro në vit që nuk na kishte asnjë borxh ne. Ju do i ndiqni nga mbrapa, kapni njëherë Arben Ahmetajn se ju iku. Shteti po vuan shumë, nëse nuk do të kishit vjedhur lekët e inceneratorëve me petale do t’ia kishit shtruar. A e dini se sa sakrificë bëjnë prindërit për të arsimuar fëmijët. Duhet të jesh palombar të notosh tasin e groshit që të gjesh ndonjë kokërr, se vetëm kjo u ka ngelur studentëve”, tha më tej Korreshi.