Tue, Nov 26, 2024

Legalizimi i kanabisit/ “Relacioni ka kontradikta e paqartësi”, deputeti i PD-së: Do të shtohet përdorimi i drogave te të rinjtë

  • PublishedJuly 21, 2023

Deputeti i PD-së, Titan Shehu, ka paraqitur sot ne relacionin e tij në lidhje me miratimin e ligjit për kultivimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri. Në një reagim në Facebook, Shehu ka listuar konkluzionet e evidentuar sipas tij nga ky ligj. Ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor sipas Shehut, ka një sërë problematikash, kontradiktash dhe paqartësish në përmbajtjen e tij.

Shehu shprehet se sipas tij miratimi i këtij ligji do të rris përdorimin e tij e do të shkaktojë varësi tek të rinjtë.

Tre deputetët që abstenuan ishin socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Reagimi i Shehut

Te dashur miq, po ju dergoj Videon e plote te projekteve se Relazionit per Ligjin e Kanabisit dhe te shkruar konkluzionet e tij dhe dy amendamentet: KONKLUZIONET: Ne keto kushte, mbasi paraqita vetem disa nga problemet, kontradiktat, pa qartesite, qe permban qofte edhe sepse eshte formalisht:
kerkoj
1- Ky projektligj vjen në parlament në përfundim të sesionit të legjilaturës, si një gabim është dyshimi për të kaluar sa më parë në mënyrë që të shërbejë për këtë legalizëm të kanabisit dhe industrial. Dyshimet për një proces të qëllimshem shtohen dhe me faktin se Komisioni i Shëndetësisë, nuk i ka kompetencat dhe dukën e plota, marrë në konsideratë se implikimet e projektligjit afektojnë Kodin Penal të RSH në kuadër të veprave penale që lidhen me mbrojtjen e kanabisit (të jashtëligjshme).
2-Ngarkimi i Ministrise se Shendetesise me aplikimin e ketij aktiviteti eshte i pa kuptimte dhe e ben cdo gje te pa kontrolluar. Ministria e shendetesise nuk ka si kapacitetet, si mundesite dhe si kompetencat qe te kete te “varur ne qafe” kete ligj, ashtu si dhe komisioni yne nuk mund te jete komisioni pergjegjes.

3-Tashmë është një fakt i njohur në botë për efektet e rënda në sigurinë publike, në implikimet e politikës, qeverisjes, tendera publike, dhe cështje sociale e ndjeshme që ka sjellë masivizimin e prodhimit të jashtëligjshëm të ekonomisë së jashtme. Këtu mjafton të përmendim raportet e fundit të OKB dhe Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me gjendjen problematike që ka të bëjë me vecoritë, ku Shqipëria renditet në 7 furnizuesit më të mëdhenj në rang global dhe furnizuesi kryesor për Evropën nga rajoni.

4- Po ashtu duhet të përmendet fakti se ky nxitim për miratimin e projektligjit ngre dyshime të qënësishme se mund të nënkuptohen në kultivimin e paligjshëm aktual të kanabisit, që sipas raporteve të partnerëve evropianë viti 2022 dhe viti2023 ka njohur një rritje eksponenciale kultivimi dhe trafikimi drejt BE nga Shqipëria. Kjo në fakt duhet të merret në konsideratë duke njohur implikimin e eksponentëve të politikës si dhe të rasteve të kryera penalisht të funksionarëve të lartë të policisë së shtetit me rrjetet kriminale të kultivimit të kanabisit. Ky projektligj duket të jetë pregatitur të legalizuar kultivimin dhe kanabisin, si dhe grupet e tyre në lidhje me politikën dhe kontrollin e tyre, që merren me krimin e trafikimit në vend.

5-Dua te theksoj se Kanabisi mjekesor eshte vetem kopertura e sheqerosur per te shkuar te legalizimi i kanabisit si droge dhe grupeve kriminale qe e kultivojne dhe e trafikojne. Kanabi mjekesor ne ka nje perdorim shume vete vete ne mjekesi ne stadet avancuara te tumoreve, HIV apo sklerozen multiple. Ai sot akoma nuk fazen eksperimentale shkencore e nuk ze vend ne asnje nga protokollet klinike te jete. Shqiperia nuk i ka kapacitetet teknike per dicka te tille. Po keshtu edhe tregu boteror nuk ka hapesira sepse sasite e perdorura per keto aresye kerkojne sasi shume te vogla. Vende te shume si Italia kultivojne sasi te limituara per keto qellime nen kujdesin e ushtrise. Ndersa ne MV ku u aplikua nje ligj i ngjashem me kete, cdo gje degjeneroi ne veprimtari kriminale e trafiqe.

6-Sot perdorimi masiv i kanabisit eshte si droge me efekte te renda psiqike e intelektuale, shperthyes i skizofrenise ne shume raste e prekursor i drogave te forta. Ne Shqiperi ku perdorimi i kanabisit si droge prej moshave 12-13 vjec eshte masiv, ky ligj do te sherbeje edhe si nje promocion tjeter i kanabisit dhe me tej i drogave te forta. Te jeni te bindur se rastet e perdorimit dhe varesise jo vetem nga kanabisi, por dhe nga drogat e forta do te shtohen ndjeshem nga keto politika.

Fatkeqesisht deri tashti ne Shqiperi nuk egzistojne politika serioze, struktura te vecanta per te perdorimin e perhapjen e droges, vecanerisht te te rinjte. Dhe as qe do te kete te till. Nderesa me kete ligj po shkohet drejt disa politikave shume te rrezikeshme, majtiste-liberale per liberalizimin e perdorimit te droges. Dhe kjo kerkohet te kamuflohet me termat Kanabis mjekesor. Ka dhe ne disa vende eksperimente te tilla, por me kosto te larte. Te jeni te bindur se per vete karakteristikat tona, nivelet e kultures sociale, nivelet e respektimit te ligjit, korrupsionit te shtetit te shtetit, nga keto politika te pa pergjegjeshme kriminale, cdo gje do dale jashte kriminale dhe gjendja e rinise vecanerisht ne nivel social, intelektual, psikologjik, produktiv etj do te perkeqesohet shume.

7-Nje ligj i tille nuk do te sjelle asnje perfitim ekonomik per vend. Perkundrazi do te demtoje bujqesine e punes normale te fermereve te qytetareve, vecanerisht te rinjve, si dhe do te forcoje grupet kriminale e financat e tyre.

8-Nje nga qellimet e ndryshimeve se ketij ligji eshte roli amplifikues, qe ai do te kete ne « pastrimin » e parave ne vend tone, fenomen shume shqetesues edhe tashme. Fenomen qe vecse demton ekonomine e vertete zhvilluese dhe e ve ate nen vartesin e krimit.

9–Po keshtu ky ligj jo vetem nuk do te sjelle asnje ulje te kriminalitetit, por dhe do te zgjeroje, forcoje e rritjes se kontrollit te tij ndaj shtetit, nepermejt «legalizimi» te tij, ekonomikt ekonomik, si dhe per shkak te rritjes se perdorimit te drogave, pra dhe te trafikut tyre.

Në këtë kontekst ky projektligj dëshmon dhe një herë se maxhoranca e nuk ka asnjë prioritet godasë fenomenin e rrënjosur thellë të kriminalitetit nga kultivimi i tyre, por shkon më tej duke krijuar ligje një boshllëqe ligjore, që favorizojnë bimët e kanabisit, drogave e legalizojne grup kriminale te.

10-Keto hapesira e konfuzionit ligjor jane shume dimensionale edhe ne kete ligj, ku lidhet me ceshtjen e kufirit maksimal te THC per kanabisin dhe ate industriale. Për këtë të fundit ka kufirin e tepert të lartë prej 0.8%, ndërsa për kanabi nuk ka dallime të kufizuara.

11-Mos percaktimi i THC dhe parametrave te tjere per te perdorin “kanabis mjekesor” si bime apo si produket final perben nje rrezik te madh te droges canabis jo vetem brenda kufijve te zakonshem te perdorimit si droge te kesaj substance, por dhe shume me keq. Ky kufi në produktin përfundimtar midis gjuhës së BE është THC 5-8% dhe CBD 7,5-12%. Ndersa per kushtet tona niveli i THC per bimet ne terresi te kultivuara ne zonat e lejuara nuk duhet te kaloje 0,3%. Mos percaktimi se pak ketyre parametrave eshte tejet e rrezikshme. ne treg tone, prodhohet dhe Canabis me THC shume te larte, mbi 20%, qe fillon te barazoje demet e canabisit me ato te drogave te forta. Po keshtu lejimi i THC deri ne 0,8 % per “kanabisin industrial”, kur kufiri europian eshte 0,3%, ben qe dhe nga kjo te mund te derivojne me efekte “droge”,

Gjykoj se keto hapesira dhe te tjera jane lene qellimisht, duke demostruar qellimin e mbrapshte te ketij ligji si ligji i “liberalizimit te droges” ne pergjithesi, me shpirt te pa parashikueshme. Prandaj do te ishte percaktimi i qarte i te gjithe parmetrave biologjike e teknike, perpara se fillonte licensimi.

12- Ky projekt ligj nuk mund te miratohet pa ndryshuar ne Kodin Penal. Nisur nga hendeku ligjor në lidhje me vecanerisht të nenit 37 dhe 41 pika 1 projektligjit i cili krijon paqartësi dhe kontradiktë e deri tek ajo që mund të interpretohet në mënyrë të qëllimshme për tu anashkaluar të cilat janë brenda Kodit Penal klasifikohen si vepra.

1-Ky projektligj, sikundër i argumentuar më sipër, krijon interpretime institucionale dhe midis të ndryshmeve që zbatojnë këto ligje, duke krijuar burokraci por dhe mundësi të dyshimta për korrupsionin nga funksionet apo nënpunët e ndryshme.

14-Nëpërmjet projektligji teper konfuz, me shumë hapesira te qellimesh te ndryshme, interpretime dhe kodin penal, duket qartë dhe një herë që Shqipëria nuk është e njohur dhe nuk ka për të qënë e gatshme të monitorojë në mënyrë të plotë veprimtarinë e saj të fermave kultivuese. Kjo pasi nuk ka personelin e trajnuar për këtë treg të ri, por edhe në masën e madhe të instrumenteve të fuqisë nuk ka të bëjë me misionin e tyre. Keto objeksione jane dhe ne materialin zyrtar te perfaqesimit te Komisionit te BE, qe ne fakt e rrezon kete projekt.

15-Do te ishte pozitive sikur Qeveria ne vend te ketij ligji pro droges, te sillte nje ligj per te qene fenomen per te droges, edukimin e sensibilizimit e opinionit e vecanerisht te rinise per pasojta katastrofale te saj, organizimin e njoftimit nen pergjegjesine e atyre qendrave te qendrave per kete qellim. pushtetin” e droges, qendra te cilat mungojne terresisht ne vend tone.

Pra si perfundim kerkoj, te mos miratohet ky projekt ligj, ose te pakten te filloje procesi formalisht nga ndryshimet ne Kodin penal duke ja kaluar per kompetence pare Komisionit te Ligjeve te atij te Sigurise. Miratimi sic eshte i ketij ligji do te legalizoje “Republiken e Kanabisit”, forcoje grupet kriminale te trafikut te kriminalitetit ne terresi, do te kete efekte neagative ne imazhin e vendit, ekonomine, pastrimin e parave, jeten sociale, si dhe do te demtoje rende shendetin e mendor te jete qytetare, vecane.

Amendamenti 1:
Neni 3, Perkufizime, pika 3 behet:
« Bime cannabis per qellime industriale », bima e cannabis-it, qe perfshinte gjithe pjeset e cila eshte fresketa ose te thata te bimes dhe farat e llojit te cannabis sattiva dhe kultiv canabis ruderalis te varieteve, e kultivimin e canabis ruderalis te varieteve, e hc , sipas standarteve te BE »

Amendamenti 2
Neni 3 Perkufizime, pika 4 behet:
« Bime cannabis per qellime mjekesore », bime te kultivuara te varieteve te ndryshme me THC deri 0,3% te te gjitha pjeseve te saj, te variacioneve dhe nen llojeve te canabis sativa, canna, canabis indicaderaliimes, te varieteve te ndryshme. kushtet te kontrolluara e leje speciale, sipas rregullave te rregullave ne kete nivel, me produkt final me THC 5,8- 8% dhe CBD 7,5-12%. Respektimi i parametrave GMP te kultivimit e perpunimit sipas BE eshte i domosdoshem. Organet shteterore pergjegjese perpara fillimit te procesit te licensimit duhet te kene publikuar parametrat e tjere brenda normave te BE per bimen, farerat, kultivimin etj, qe duhen respektuar.

AlbaniaWeb.net