Tue, Nov 26, 2024

Moviola e Vllaznia-Linfilld/ Gjyqtari azer gabon, mungon një penallti për shkodranët

  • PublishedJuly 21, 2023

UEFA kishte përzgjedhur një treshe gjyqtarësh nga Azerbajxhani në ndeshjen e djeshme në Shkodër mes Vllaznisë dhe Linfilld, teksa kryesor ishte Rauf Jabarov.

Duke qenë se nuk kishte sistem VAR, pamjet filmike kanë nxjerrë zbuluar arbitrat, pasi i kanë mohuar një penallti të pastër Vllaznisë, pikërisht kur rezultati ishte 1-0 dhe mund të dyfishohej. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet e diskutueshme.

31’ Hakaj harkon në zonë, aty ku Çoba shfaqet i lirë dhe pasi kontrollon topin, gjuan me të majtën dhe e dërgon në rrjetë. Goli anulohet nga arbitri kryesor për prekje të topit me dorë nga Çoba në momentin e kontrollit. Vendim i drejtë i arbitrit.
69’ Top i gjatë në zonë nga Dodev, që preket nga Balaj, i cili rrëzohet në tokë pas përplasjes me portierin Xhons. Sulmuesi kërkon penallti, por arbitri azer nuk ishte i këtij mendimi.
79’ Pretendim të lojtarëve Vllaznisë për prekje të topit me dorë në zonë nga Miler i Linfidlit, pas një krosimi nga Dodev. Arbitri vijon lojën dhe ndëshkon me të verdhë maqedonasin e Vllaznisë për protesta.

87’ Mala avancon në zonë dhe rrëzohet pas kontaktit me Ben Hall, i cili e mban dukshëm nga fanella. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me penallti për Vllazninë, por çuditërisht arbitri azer vijon lojën, edhe pse ishte afër aksionit. Gabim i kryesorit./PANORAMASPORT

AlbaniaWeb.net