Ofertë 60 milionë euro neto në sezon për Lautaro Martinez, tronditet Inter
Një ofertë e majme nga Arabia Saudite për Lautaro Martinez trondit klubin e Interit. Një klub i paspecifikuar në Ligën Pro Saudite i ka ofruar kampionit argjentinas të botës një marrëveshje 4-vjeçare me vlerë 60 milionë euro në sezon.
“Toro” nuk e ka dhënë ende “dritën jeshile”, ndaj deri më tani nuk ka pasur kontakte me Interin, i cili megjithatë ka frikë të humbasë një nga yjet e tij më të shndritshëm. Për momentin janë vetëm thashetheme, por mund të ketë zhvillime të bujshme në orët në vijim.
Ndërkohë, prioritet për përforcimin e repartit ofensiv është Folarin Balogun. Klubi zikaltër nuk po nxiton për sulmuesit e tjerë (Alvaro Morata në “pole”), sepse është në pritje për të kuptuar lëvizjet e radhës të Arsenalit, pronar i kartonit të Balogun.
Vlerësimi i futbollistit amerikan me nënshtetësi angleze është rreth 40 milionë euro, në thelb shuma që Interi ishte i gatshëm të investonte për të mbajtur Romelu Lukakun në Milano. Në listën e favoritëve, Balogun i paraprin Moratës, i cili megjithatë ka shumë kërkues.
()