Wed, Nov 27, 2024

Policia Kufitare e Shkodrës kontrolle, heq korridoret e paligjshme për daljen e mjeteve lundruese në det, rrezikonin jetën e pushuesve

  • PublishedJuly 21, 2023

SHKODËR

Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë vendore, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Rajonale të Bregdetit, operacion për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe lundrimin e sigurt.

Në operacion edhe Njësia Policore Detare dhe Delta Forcë.

-Operacioni, për heqjen e korridoreve për daljen e mjeteve lundruese në det, të cilat ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh.

-Operacioni, edhe për kontrollin e dokumentacionit të mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës.

-Kontrollet, edhe në liqenin e Shkodrës, për masat e sigurisë që duhet të marrin drejtuesit e mjeteve lundruese që transportojnë turistë dhe vizitorë.

Gjatë operacionit, në plazhin e Velipojës, u konstatuan dhe u prishën 4 korridorë për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbenin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.

Po në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e vijës bregdetare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e mjeteve lundruese që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik, që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe të zbatojnë rregullat e përcaktuara për përdorimin e mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe për t’iu shkuar në ndihmë turistëve apo vizitorëve që kërkojnë ndihmën e Policisë dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të cenimit të sigurisë së pushuesve dhe çdo rast paligjshmërie.

AlbaniaWeb.net