Tragjike në Gramsh/ Mbytet babai me dy djemtë dhe nipin, palombarët e RENEA-s nisen drejt vendngjarjes, gjenden sendet e tyre personale
Tragjike në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës.
Gazetari Shkëlzen Henkoja tha për “” se familjarët kanë bërë denoncimin. Palombarët dhe RENA janë nisur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar dhe gjetur trupat e personave që rezultojnë të humbur.
Mësohet se të afërmit e tyre kanë deklaruar se dy automjete dhe rrobat e gjetura pranë liqenit të Banjës janë të personave në fjalë.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy motoçikleta, rroba dhe 3 celularë. Policia e Gramshit dhe zjarrfikës po kontrollojnë aktualisht buzë liqenit.