“Vlerësojmë rivalin në Conference League”, nga Telushi te Matondo dhe merkatoja, rrëfimi i Abilaliaj: Partizani po rritet, jemi kundër “Final 4”
Partizani nuk arriti të kualifikohet në turin e dytë të Champions League, pavarësisht lojës së mirë që bëri në dy ndeshjet me BATE Borisov, megjithatë, aventura e të kuqve do të vijojë në raundin e dytë të Conference League, teksa do të përballet me kampionët e Andorrës, Athletic D’Eskandes.
Në një intervistë për Neës 24, dhënë për gazetaren Trevisa Tufa, drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për aventurën e këtij viti në Evropë, por edhe për shumë tema të tjera, nga merkatoja dhe deri te formati i Kategorisë Superiore.
Abilaliaj theksoi se kurrsesi nuk do të ketë nënvlerësim të kundërshtarit në turin e dytë, edhe pse ai duket inferior në letër. Gjithashtu drejtori sportiv shpjegoi edhe lëvizjet në merkato, apo largimin e Telushit. Nga ekipi, sipas tij, do të shiten vetëm ata që kanë oferta konkrete bindëse në shumat që kërkon klubi.
Ndërkohë, duke përfaqësuar Partizanin, Arbër Abilaliaj theksoi se është kundër formulës së re të Kategorisë Superiore, teksa në fund do të zhvillohet “Final 4”. Ai dha argumentat e tij pse është kundër këtij formati.
()