Abortoi nga dhuna barbare, 32-vjeçarja kishte dy muaj që bashkëjetonte me 56-vjeçarin, tentoi të fshihte ngjarjen, por…
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku një burrë i dhunshëm nuk ka kursyer as bashkëjetuesen e tij shtatzënë, duke i shkaktuar asaj abort. Ngjarja ndodhi në fshatin Drithas. mëson se 56-vjeçari Arif Myftarago kishte vetëm dy muaj që bashkëjetonte me 32-vjeçaren me inicialet V.Sh.
Mësohet se 32-vjeçarja është paraqitur në maternitet duke thënë se kishte dhimbe të forta barku dhe vetëm një ditë me pas ka treguar se bashkëjetuesi i saj Arif Myftarago pas një konflikti të çastit e ka goditur me shkelm në bark duke shkaktuar abortin e fetusit 2 muajsh. Pasi e reja ka treguar ngjarjen, 56-vjeçari është arrestuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
()