Thu, Nov 28, 2024

Diola Dosti i dërgon mesazh publik partneres së ish-bashkëshortit, zbulon çfarë i shkroi

  • PublishedJuly 22, 2023

Edhe pse i ka dhënë fund martesës 12-vjeçare, e cila i ka dhuruar tri vajza, tre yje, siç i quan Diola Dosti, ajo nuk ka asnjë mëri nga ish-bashkëshorti. Ok, kjo edhe mund të ndodhë… Por as me partneren e tij të re nuk ka.

Tani që Dardani, ish-bashkëshorti i Diolës, ka nisur një raport të ri, Diola u uron të dyve të kenë jetë të lumtur bashkë.

E ftuar pasditen e sotme në “S’e luan Topi”, Diola rrëfeu edhe periudhën e vështirë pas divorcit, por shtoi se ajo dhe ish-bashkëshorti ruajnë respekt për njëri-tjetrin, sepse gjithmonë do të kenë kontakt me njëri-tjetrin derisa janë tri vajzat gjithmonë në mes. Për këtë arsye, ajo do që të ndërtojë edhe një marrëdhënie të paqtë edhe me partneren e re të ish-bashkëshortit. Madje, ajo i dërgon edhe një mesazh publik asaj: “Doja t’i thosha që të kujdeset shumë për Dardanin, të mos e lëndojë, dhe të përpiqet që të ruajë harmoninë me vajzat dhe me të…”

Duke dashur të ruajë një raport të shëndetshëm me të dy, Diola shton: “Unë nuk jam as kundërshtare, as nuk e urrej dhe realisht ua uroj me zemër të jenë përgjithmonë të lumtur bashkë”.

AlbaniaWeb.net