EMRAT/ U zunë për pronën dhe plagosën me pistoletë në këmbë kushëririn e tyre, në kërkim dy vëllezërit në Kukës
Dy vëllezër në Kukës janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pasi pas një sherri për pronën kanë plagosur me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre.
Behet fjalë për shtetasit Xhevdet dhe Albert Muja, të cilët akuzohen se plagosën Gazmen Mujan.
NJOFTIMI I POLICISE
U konfliktuan për motive pronësie dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (vëllezër). Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e tyre. Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.
()