Thu, Nov 28, 2024

Gjyqi mes Arbenitës dhe Feros nis zyrtarisht, publikohet fotoja nga Gjykata

  • PublishedJuly 22, 2023

Situata mes Feros dhe Arbenitës ka shkuar së fundmi në mënyrë të pashmangshme drejt gjyqit, teksa ish-partnerët fillimisht pritet të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merren për reperin, nën akuzat e dhunës dhe kërcënimit ndaj modeles, e më pas me gjasë do të përballen edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.

Duket se njëra prej përballjeve gjyqësore ka nisur ditën e sotme, teksa një foto e Arbenitës nga seanca është publikuar në media, ku modelja shfaqet me avokatin e saj. Ndërkohë në foto nuk është Fero, i cili me siguri është në bankën e të akuzuarit, ose po gjykohet pa prezencën e tij, me reperin që momentalisht ndodhet në paraburgim, të paktën për 30 ditë, në pritje të vendimit.

https://www.youtube.com/watch?v=i_xY1VVPMEc

Megjithatë, duke qenë se situata nuk është e qartë dhe nuk dihen detaje, mund të jetë edhe nisja e procedurave për marrjen e kujdestarisë të së bijës, teksa mbetet në pritje të Gjykatës për vendimin për reperin.

Tashmë cështja mes tyre ka kaluar nga akuzat në rrjetet sociale, në Gjykatë, teksa pritet si do të shkojë ngjarja.