Thu, Nov 28, 2024

Klubi i Serie A këmbëngul për Ramadanin, ofertë konkrete për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

  • PublishedJuly 22, 2023

Lecce, skuadra e Serie A tenton të nënshkruajë me Ylber Ramadanin. Skuadra e Salentos po përpiqet të forcojë mesfushën e saj për sezonin e ardhshëm dhe për këtë synon mesfushorin e lindur në vitin 1996, në pronësi të Aberdeen.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, Lecce ka ofruar një milion euro për të marrë lojtarin e kombëtares shqiptare, dikur pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore.  Futbollisti shqiptar vjen nga një kampionat shumë i mirë, luajtur në Premier League skoceze.

Nën emrin e tij, sezonin e kaluar u regjistruan 37 ndeshje dhe një gol. Ramadani ishte futbollisti më i aktivizuar te skuadra e tij skoceze. Ai mund të jetë përforcimi i ri i Lecce në këtë merkato vere. Një lajm i mirë edhe për kombëtaren kuqezi, ku Ramadani ishte titullar në dy kualifikueset e qershorit, sepse Serie A është një nivel tjetër.

Atje luajnë shumica e kuqezinjve tanë, çka do të  krijonte një emërues të përbashkët taktik në rang klubesh (dihet tashmë shkolla italiane e futbollit) para se të vinin në kombëtare.

()

AlbaniaWeb.net