Një nga më të mirët te Napoli, hapa përpara për rinovimin e sulmuesit
Vazhdojnë negociatat mes Victor Osimhen dhe Napolit për rinovimin e kontratës. 24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025, por kampionët e Italisë nuk duan t’i lejnë asgjë rastësisë.
Agjenti i tij Roberto Calenda pas tre ditësh bisedime me presidentin De Laurentis dhe drejtuesit e Napolit u largua nga qendra stërvitore e Dimaros.
Vlerësimi i nigerianit sot është shumë i lartë, por klauzola e largimit mund të vendoset në 120 milionë euro. Nga ana tjetër, paga do të ishte 7 milionë në vit (tani merr 6) plus dy bonuse.
Një përpjekje e rëndësishme, edhe sepse vetë Osimhen mund të nënshkruajë deri më 30 qershor 2027, duke i dhënë klubit të De Laurentis fuqi kontraktuale në rast të skadimit të klauzolës. Një tym i bardhë pritet së shpejti, me tifozët e Napolit që për të ardhmen e nigerianit janë më të qetë se kurrë.
()