Nuk përmbushi detyrat funksionale, pezullohet shefi i Policisë Kufitare Durrës, nis hetimi disiplinor
Ditën e sotme është pezulluar nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiar K. K. Pezullimi i tij ka ardhur si pasojë e mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.
Ndërkohë, nga ana e Policisë së Shtetit kërkohet rritja e nivelit dhe e standardeve për shërbimin ndaj qytetareve dhe rritja e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit.