Thu, Nov 28, 2024

Si ta “tërheqim” suksesin përmes metodës “Timeline”, mentorja Diana Pushi: Futemi në gjendjen Alfa….

  • PublishedJuly 22, 2023

Ethet e suksesit janë kambanat e zgjimit dhe ripërtëritjes së energjive tona. Mentorja e potencialit njerëzor, Diana Pushi vlerëson 3 fazat që unifikohen tek suksesi siç janë: burimi, gjenerimi dhe rezultati. Në një bisedë për “Vila24” Pushi tha se hapi i parë drejt suksesit është njohja e vetes, ndërsa ndalet tek më i rëndësishmi që u jep përgjigje gjithë mistereve; kodi gjenetik, apo “manuali njerëzor”, siç e quan ajo. Sa i përket raportit mes shpirtërores e materiales, tek suksesi, Pushi ndalet tek eksperienca me vajzën e saj, duke thënë se ka shumë njerëz që investojnë më parë tek shpirtërorja, pastaj tek materialja.

“Kur e kuptova këtë tek vajza ime (bën një pauzë për shkak të emocionit) nuk pata më nevojë të meditoj”- thotë ajo, e kënaqur me përmbushjen shpirtërore. Më tej mentorja Diana Pushi përmend edhe metodën “Timeline” e cila është një praktikë që shërben për kanalizimin e energjive dhe synimeve drejt suksesit që kërkohet të arrihet. “Futesh në gjendjen Alfa, e vendos synimin në subkoshiencë, i jep energji…” shpjegon ajo duke e mbyllur me funksionimin e metodës që bën “farëzimin” e suksesit.

Mentorja Diana Pushi foli për synime që ne i kërkojmë të arrijmë duke i zotëruar në frekuencat tona energjetike, të përkthyera në suksese të njëpasnjëshme.

AlbaniaWeb.net