Çështja Mbappe “bezdis” Marquinhos: Temë delikate, shpresoj që të ketë një zgjidhje
E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë një problem i madh te PSG. Marrëdhënia e sulmuesi francez me klubin nuk është më e mira e mundshme dhe shpeshherë ka tension mes palëve. Rreth një largimi në horizont të Mbappe ka folur për mediat mbrojtësi i kampionëve të Francës, Marquinhos.
“Është një çështje delikate, lojtari është i jashtëzakonshëm, shumë i fortë, por është një vendim që shkon përtej nesh si lojtarë. Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni drejtuesve. Ne duam të kemi gjithmonë lojtarët e mëdhenj në krah, shpresoj të gjejmë një zgjidhje që Kylian të na ndihmojë edhe gjatë këtij sezoni” – Tha Marquinhos.
()