Gara për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës, nis numërimi i 54 kutive të votimit
Ka nisur rreth orës 23 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të dielë.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.
Gazetari Osman Stafa tha se dita e sotme pati një proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme ,si në rastin e fotografimit të votës.
Ndërkohë në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.
()