Inter, Dumfries me synime të qarta: Dua titullin, në Milano po mësoj çdo ditë e më shumë
Denzel Dumfries, në një intervistë për InterTV, është shprehur se është gati për sezonin e ri dhe se do dëshironte shumë që zikaltërit të fitojnë titullin kampion në Serie A.
“Unë me të vërtetë dua ta nis sezonin tim të tretë me Interin. Ne kemi objektiva të qarta, të tilla si fitimi i Scudetto-s, të cilin nuk arrita ta fitoja në dy vitet e para këtu.
Mezi pres të filloj, ne kemi synime të qarta. Kur mbërrita këtu ishte hera ime e parë që luaja jashtë Holandës. Në këto dy vite kam mësuar shumë nga pikëpamja taktike falë stafit dhe shokëve të skuadrës që më kanë ndihmuar shumë të përmirësohem. Tani vazhdoj të mësoj çdo ditë dhe jam i lumtur” – Tha ai.
()