Thu, Nov 28, 2024

Juventus nis festimet për 100-vjetorin, John Elkann: Jemi pjesë e zgjidhjes, e kaluara plot lavdi, projektojmë të ardhmen

  • PublishedJuly 23, 2023

Në prag të festimeve për 100-vjetorin e pronësisë së klubit të familjes “Agnelli”, John Elkann, CEO i Exor dha një intervistë për “La Stampa”, duke kujtuar atë që gjyshi i tij gjithmonë thoshte:

“Ka nga ata që mendojnë se Juventusi është problemi i futbollit italian. Përkundrazi, është pjesë e zgjidhjes. Juventusi ka qenë gjithmonë shtylla e futbollit italian. Juventusi do të thotë rini. Rinia do të thotë të jesh i projektuar drejt së ardhmes.

E kaluara e klubit është plot lavdi, por me emrin që mban, është e ardhmja që duhet parë. Po punojmë me përulësi për veten dhe miliona familje bardhezi si ne. Juventusi iu ka dhënë strukturën ekipeve kombëtare që kanë fituar titujt e botës.

Edhe në nivel ekonomik, me operacionet e tregut, ka shpenzuar gjysmë miliardë euro në vitet e fundit për të blerë lojtarë në Itali, duke kontribuar ndjeshëm në mbështetjen e buxheteve të Serie A dhe ekipeve të kategorive më të ulëta. Kemi kaluar momente kritike, i kemi përballur gjithmonë dhe kemi dalë prej tyre me kokën lart.

Ne do të dalim prej tyre edhe tani, koha do t’i justifikojë zgjedhjet tona, – shtoi Elkann. – Nuk është hera e parë që na ndodh neve. Në vitin 1980, një hetim bastesh përfshinte Paolo Rossi, i cili u shpagua për të gjitha polemikat”.

Elkann më pas shtoi se Juventusi i ka dhënë gjithmonë familjes bardhezi “shumë më tepër gëzime dhe kënaqësi sesa zhgënjime”. Në lidhje me procedurat ligjore që përfshijnë klubin, rikonfirmon besimin e tij:

“Drejtuesit kanë vepruar me korrektësi totale. Ne mbrojtëm veten dhe do të vazhdojmë të pohojmë arsyetimet tona pa arrogancë, por me respekt të plotë për institucionet”.

Për të ardhmen: “Asnjë ndërprerje me Andrean, përkundrazi, ka një vazhdimësi të qartë midis origjinës dhe të sotmes. Një linjë e pandërprerë, e bërë nga risi, këmbëngulje dhe mbi të gjitha emocione të paçmuara që na bëjnë të lumtur të jemi bardhezi”. Duke folur për të tashmen, skuadra ka mbërritur në SHBA për t’u përgatitur për sezonin e ri, por merkatoja duket paksa e bllokuar:

“Tashmë kemi bërë goditjen më të rëndësishme, marrjen në Torino të Cristiano Giuntoli, drejtorit të ri sportiv. Ai përfaqëson përshtatjen dhe inovacionin, në vazhdimësi të përsosur me historinë tonë. Giuntoli do t’i sjellë Juventusit një mënyrë pune që rrit talentin e ri dhe ndërton kampionë.

Kudo që ka qenë, ai ka bërë një punë të shkëlqyer për këtë. Dhe tani do të ketë në dispozicion talentet e shumta të reja dhe të forta që posedojmë. Përshtatje dhe risi, në vazhdimësi të përsosur me historinë tonë”.

Në nivel europian nuk u vlerësua propozimi i Superligës, nga e cila Juve u tërhoq së fundmi: “Kampionatet e tjera kombëtare tregojnë një përmbysje që tani është evidente. Lojtarët më të mirë shkojnë të luajnë në Angli, duke varfëruar kompeticionet lokale. Si t’i përgjigjemi kësaj sfide? Kjo është pyetja. Nuk është një pyetje që shqetëson Juventusin. Është një problem që shqetëson të gjithë futbollin evropian”.

Së fundi, disa fjalë për festimet e 100-vjetorit të klubit: “Do të jetë një festë që do të zgjasë deri në vjeshtë. Një sërë momentesh për t’u shijuar me familjen bardhezi dhe ata që ndajnë pasionin për Juventusin. Ne fillojmë nesër në faqen tonë, pastaj gjatë verës do të kemi iniciativa të tjera. Më 9 gusht do të takohemi me të gjithë në ‘Allianz Stadium’ për iniciativa të hapura; dy të bardha dhe pastaj të tjera të zeza.”

()

AlbaniaWeb.net