Wed, Nov 27, 2024

Lundroi me gomone duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikuar pushuesit, gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi në Spille

  • PublishedJuly 23, 2023

Policia Kufitare ka gjobitur me 100 000 lekë të rinj drejtuesin e një mjeti lundrues, pasi shkeli perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës. Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

NJOFTIMI:

Lundroi me gomone, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues.

Policia Kufitare ndëshkon me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome.

Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij. Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës. Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që cenon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

()

AlbaniaWeb.net