Thu, Nov 28, 2024

Mesfushori që u largua nga Egnatia po përshtatet në Turqi, gjen sërish rrjetën për skuadrën e shqiptarëve

  • PublishedJuly 23, 2023

Mesfushori brazilian, Xhekson Kenio, i cili u largua nga Egnatia këtë merkato, duket se po shkëlqen me skuadrën e Istanbulsporit në Turqi, duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e dytë radhazi.

Kësaj radhe, kundër skuadrës së Gençlerbirligi, mesfushori brazilian hapi serinë e golave në minutën e 20’ të takimit. Kujtojmë që për Istanbulsporin luajnë disa lojtarë shqiptarë si Rroca, Guri, Topalli dhe Et’hemi. PanoramaSport

AlbaniaWeb.net