Nën shoqërinë e Presidentit të RMV-së/ Presidenti Begaj viziton atraksionet turistike të Pustecit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vizituan sot disa nga atraksionet turistike të Pustecit. Fillimisht, presidentët vizituan Kishën e Shën Mëhillit, që ndodhet në qendër të Pustecit, e daton që prej vitit 1754, të rindërtuar pas viteve ’90.
Më pas, dy presidentët u ndalën dhe në fshatin Gollomboc, ku vizituan Shtëpinë Muze të shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse. Pjesë e agjendës ishte edhe udhëtimi me varkë për në ishullin e Maligradit, që ndodhet në Liqenin e Prespës. Ishulli piktoresk është i njohur për Kishën e Shën Mërisë, që daton që prej shekullit të XIV, që u vizitua gjithashtu nga dy presidentët.