Po digjte shkurret, 67-vjeçarit i del zjarri jashtë kontrollit, pëson djegie në trup. Rrezikohen dhe disa banesa
DURRËS
Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit, teksa ka djegur disa shkurre, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.
Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.
Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSH shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.