Zgjedhjet në Rrogozhinë, policia në gatishmëri: Dorëzuam në rregull qendrat e votimit, kemi marrë masat që qytetarët të votojnë të lirë dhe të pacenuar
Policia e Shtetit njofton për procesin zgjedhor në Rrogozhinë që mbahet sot, teksa ka kaluar në gatishmëri në këtë bashki.
Punonjësit e Policisë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore, kanë dorëzuar në rregull qendrat e votimit.
Punonjësit e policisë janë grumbulluar në Stacionin e Policisë Rrogozhinë dhe janë gatishmëri.
Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe pa intimiduar prej askujt.