60% e qytetarëve në pamundësi për të përballuar pushime, deputeti i PD: Shqipëria po kthehet në një “mollë” të ndaluar për shqiptarët
Deputeti demokrat Dashnor Sula thotë se Shqipëria po kthehet në një “mollë” e ndaluar për shqiptarët.
Sipas tij Shqipëria ka potenciale të pafundme për turizëm, si në verë ashtu edhe në dimër, por vetë shqiptarët nuk mund t’i gëzojnë ato për shkak të ekonomisë së dobët.
“Barometri i fundit i Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Kjo tregon qartë nivelin e ulët ekonomim të vendit tonë. Është edhe më e dhimbshme kur mendon se qytetarët shqiptarë arrijnë të punojnë jashtë vendit dhe bëjnë një palë pushime po jashtë Shqipërisë, ndërkohë që për të shijuar vendin e tyre është e pamundur. Disbalanca e shtresave në shqipëti është fenomen shqetësues”, shkruan Sula.
“Është shqetësuese për faktin se këtë situatë e krijon korrupsioni dhe paratë që vijnë nga aktivitetet e tjera të paligjshme.
Një fakt tjetër që del në pah është se në vendin tonë mund të pastrosh para shumë lehtë dhe në këtë mënyrë çmimet shkojnë përtej logjikës ekonomike të vendit. E përsëris shpesh mbështetjen që jap ndaj drejtësisë që të kthejë vendin në një shtet normal, sepse në këto kushte erdhëm për shkak të politikave të tilla të kësaj mazhorance, ndërsa drejtësia e reformuar duhet të kthejë vendin në shinat e ligjshmërisë”, thotë Sula.