Bayern Munich nis “spastrimet”, largohen 3 lojtarë, njëri prej tyre kalon te rivalët e Dortmund
Pas tre blerjeve cilësore, Bayern Munich ka nisur spastrimet, pasi do të duhet t’i bëjë vend më vonë edhe Harry Kane. Të paktën ky është plani i drejtuesve bavarezë, që mund të harxhojnë 100 milionë euro për sulmuesin anglez, çka do të ishte rekord në Bundesligë.
Së funmi kampionët e Gjermanisë janë ndarë me dy futbollistë dhe shumë shpejt edhe një i tretë do të largohet. Mesfushori 29-vjeçar austriak Marcel Sabitzer do të luajë me ekipin e Borussia Dortmund sezonin tjetër.
Sipas mediave gjermane, skuadra e Bayern Mynih ka rënë dakord si me lojtarin ashtu dhe me Dortmund për transferimin e Sabitzer për vlerën e 20 milionë eurove. Edhe muajt e fundit të sezonit të kaluar mesfushori luajti larg Mynihut, pasi Bayern e huazoi te Manchester United.
Ndërsa portieri Alexander Nubel është gati të transferohet te Stuttgart në formë huazimi për rreth një milion euro. Kjo është bërë e ditur nga media të ndryshme sportive gjermane, të cilat raportojnë edhe pse Nubel mund të jetë trashëgimtari i Manuel Neuer, ai do të largohet nga klubi bavarez.
Ndërkohë, Sadio Mane ka orët e fundit me Bayern, pasi senegalezi do të transferohet në Arabinë Saudite. Mane nuk u përshtat dot në Mynih, madje u përfshi në një sherr me Sane dhe klubi e pezulloi për pak kohë.
()