Wed, Nov 27, 2024

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Irena Brahimi

  • PublishedJuly 24, 2023

, KPA shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit, , duke rrëzuar kërkimin përfundimtar të Komisionerit Publik, për shkarkimin e saj.

Gjyqtarja Irena Brahimi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 21 korrik 2022, por vendimi i KPK u ankimua nga , Florian Ballhysa me argumentin se në shkallën e parë të vetingut nuk ishin vlerësuar drejt mungesat e burimeve të ligjshme për vitet 2007 dhe 2008, kohë kur gjyqtarja Brahimi bleu një apartament dhe një njësi shërbimi në Gjirokastër.

Komisioneri pretendoi gjithashtu se KPK nuk hetoi në thellësi pretendimet e subjektit për kursimet familjare dhe kërkoi rihapjen e hetimit për të tre kriteret e rivlerësimit.

Ankim paraqiti edhe gjyqtarja Brahimi, e cila megjithëse e konsideroi të drejtë konfirmimin e saj, kontestoi disa gjetje të Komisionit. Gjithashtu, ajo paraqiti në KPA kundërankim ndaj shkaqeve të ngritura prej Komisionerit.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Ballhysa kërkoi shkarkimin e gjyqtares Brahimi, ndërsa kjo e fundit lënien në fuqi të konfirmimit të saj, si dhe ndryshimin e arsyetimit të Komisionit, duke konsideruar si të ligjshme të ardhurat nga shitja e një automjeti në vitin 2007, si dhe të ardhurat nga dhënia në përdorim e një njësie.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, deklaroi gjatë shpalljes së vendimit, se ishte vendosur të mos konsideroheshin si të ligjshme të ardhurat e deklaruara nga subjekti se ishin krijuar nga marrëdhënia e punës së bashkëshortit si drejtues teknik i një laboratori privat për periudhën 2006-2007. Ndërkohë, janë konsideruar si të ligjshme të ardhurat nga veprimtaria në këtë laborator privat për vitet 2014-2016, në shumën e vërtetuar sipas dokumentacionit të përcjellë prej institucioneve shtetërore.

KPA ka vendosur të mospërfshijë në shpenzimet e udhëtimit e bashkëshortit sipas sistemit TIMS, lidhur me kalimet e tij drejt Janinës në Greqi dhe kthimet brenda ditës, duke konsideruar se janë kryer në funksion të marrëdhënies së tij me laboratorin privat.

Përllogaritja e shpenzimeve të jetesës për vitin 2007 është kryer sipas standartit të ILDKPKI-së dhe nuk është pranuar pretendimi i subjektit për rillogaritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin 2014-2016.

Po ashtu, nuk është pranuar pretendimi për të konsideruar si shpenzim arredimi vlerën prej 900 mijë lekësh si pjesë përbërëse e punimeve shtesë për një apartament në Gjirokastër, të deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2008 dhe atë të pasurisë “veting”. Në shpenzim është përfshirë shuma 900 paund britanikë për shkollimin e vajzës në vitin 2016.

Kolegji ka konsideruar si të ardhur të ligjshme shumën prej 760 mijë lekë të krijuar nga shitja e automjetit në vitin 2007, si dhe nga dhënia me qira e njësisë së shërbimit në Gjirokastër në vitet 2010 dhe 2014, respektivisht në shumat 295 mijë lekë dhe 432 mijë lekë.

Mulaj tha se bazuar në këto konkluzione, KPA ka kryer analizën financiare për periudhën 2003-2016, nga ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve në shumën 1 milion e 170 mijë lekë. Trupi gjykues ka konsideruar edhe balancën negative para vitit 2003 në shumën 301 mijë lekë, por ka arritur në konkluzionin se rezultati negativ në vlerën totale 1 milion e 472 mijë lekësh, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, të vlerësimit të situatës faktike të çështjes objekt gjykimi, nuk e cënon besueshmërinë e gjyqtares Brahimi, lidhur me vlerësimin e kriterit të pasurisë.

Po ashtu, është arritur në përfundimin se gjetjet në kriterin profesional nuk e cënojnë vendimin e Komisionit.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash ka vendosur të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi.