Më shumë votues se në 14 maj/ 43 kuti të numëruara nga 54, ja kush kryeson bindshëm në Rrogozhinë
Ka nisur rreth orës 23 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të diel.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Mësohet se në Kryevidh ku ka mbaruar numërimi, më 14 maj fitoi Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’ me rreth 200 vota. Ndërkohë në zgjedhjet e djeshme, fitues në këtë zonë rezultoi Edison Memolla i PS me 60 vota.
43 kuti të numëruara nga 54
Edison Memolla PS 4751 vota
Shkelqim Hoxha BF 3816 vota
***
Kujtojmë se proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme, si në rastin e fotografimit të votës.
Ndërkohë në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.
()