Wed, Nov 27, 2024

“Në Rrogozhinë u konsumua hapur një tjetër krim zgjedhor”, Tedi Blushi: Banda qeveritare e inceneratorëve tregoi dhe njëherë fytyrën e saj

  • PublishedJuly 24, 2023

TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi e cilëson një tjetër masakër zgjedhore fitoren e kandidatit të PS-së në Rrogozhinë.

Në një postim në “Facebook”, Blushi shkruan se në Rrogozhinë u konsumua hapur një tjetër krim shumë i rëndë zgjedhor, një manipulim dhe kërcënim flagrant i votuesve nga qeveria dhe veglat e saj.

Sipas tij, përballja e palëkundur dhe demaskimi i kësaj klike qeveritare mafioze është sot jetike, më shumë se kurrë, për çdo qytetar, për familjet e tyre dhe për të ruajtur Shqipërinë nga asgjësimi.

POSTIMI I PLOTË

RROGOZHINA, NJË TJETËR MASAKËR ZGJEDHORE!

Në Rrogozhinë u konsumua hapur një tjetër krim shumë i rëndë zgjedhor, një manipulim dhe kërcënim flagrant i votuesve nga Qeveria dhe veglat e saj.

Banda qeveritare e inceneratorëve tregoi dhe njëherë fytyrën e saj dhe rëndoi akoma më shumë veten si një mafie e vërtetë zgjedhore.

Veprimet kriminale të Qeverisë në Rrogozhinë janë denoncuar me qindra fakte, njëri më skandaloz dhe më flagrant se tjetri.

Qytetarët kurajozë dhe me dinjitet i kanë denoncuar kërcënimet e ulëta, që janë bërë nga “Rilindja” edhe përpara kamerave.

Institucioni i votës është sot më i kërcënuar se kurrë ndonjëherë!

Ngjarjet në Rrogozhinë u kanë treguar qytetarëve se si rilindasit grabisin me dhunë votën sepse kanë qëllim të vetëm, të vazhdojnë vjedhjen e miliarda eurove të taksave, të rrëmbejnë pronat, të shkelin dhe të dhunojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Përballja e palëkundur dhe demaskimi i kësaj klike qeveritare mafioze është sot jetike, më shumë se kurrë, për çdo qytetar, për familjet e tyre dhe për të ruajtur Shqipërinë nga asgjësimi për shkak të shpopullimit dhe veçanërisht të largimit masiv të të rinjve.

AlbaniaWeb.net