Wed, Nov 27, 2024

Një vit në krye të Presidencës, Bajram Begaj dhe imazhi i ri që i dha këtij institucioni

  • PublishedJuly 24, 2023

Një vit më parë Bajram Begaj u betua si President i Republikës së Shqipërisë. Para ligjvënësve Begaj u betua me dorën mbi kushtetutë se si President i Republikës do t’i bindet Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të mbroj pavarësinë e Republikës dhe do t’i shërbej interesit të popullit shqiptar.

Në seancën e posaçme plenare, në fjalimin e tij të parë para deputetëve si President i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se do të jetë një kryetar shteti mbi palët.

“Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve.”

Gjatë një viti si kryetar i shtetit shqiptar Bajram Begaj i dha një imazh ndryshe presidencës shqiptare. Një institucion larg retorikës së fortë politike, por edhe me apele të drejtpërdrejta drejtuar partive, siç ishte në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

“Në fakt të gjithë kandidatët, partitë politike duhet të mos i shpërfillin qytetarët, si ndodhi me shpërfilljen që i bënë Presidentit kur bëri thirrje që retorika që të përdorej gjatë zgjedhjeve të ishte një retorike qytetare, jo denigruese, jo armiqësore, të ishte një retorike e cila të ishte e matur, e vëtëpërmbajtur, që të kishte përplasje idesh, dhe të mos ishte me retorikë të panevojshme”.

Presidenti i Republikës Bajrmar Begaj i kushtoi vëmendje të veçantë sulmeve kibernetike në Shqipëri. Për të koordinuar punën e institucioneve shtetërore dhe forcuar mbrojtjen kibernetike Presidenti Begaj ka zhvilluar 3 takime të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më 10 tetor 2022, 23 janar dhe 13 Qershor 2023. Në këto takime kreu i shtetit ka kërkuar analize te gjendjes se sigurisë kibernetike dhe marrjen e masave për forcimin e sigurisë.

Gjatë një viti të parë të precidencës së Bajram Begaj, Shqipërinë e kanë vizituar disa kryetarë shtetesh të rëndësishme. Presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier, vizitoi më 1 Dhjetor 2022 Shqipërisë me ftesë të Presidenti Begaj.

Më pas në vendin tonë kanë mbërritur në vizita zyrtare edhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe Presidenti i Polonisë Andrzej Duda. I pari kryetar shtetit që mbërriti në vizitë zyrtare Tiranë me ftesë të Presidentit Begaj, ishte Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella më 8 Shtator 2022, pak muaj pasi kishte marrë detyrën. Ndërkohë që vetëm pas 9 muajt Bajram Begaj zhvilloi vizitën zyrtare në Romë.

Në këtë vit të Presidencës së tij, Bajram Begaj duket se po i jep një imazh sa institucional, aq edhe paqëtues politikës shqiptare.

AlbaniaWeb.net