PSG po bisedon me Barcelonën për transferimin e Mbappe, klubi francez nuk do që t’ia japë Real Madrid
Sikur telenovela Mbappé të mos kishte arritur tashmë nuanca fantastike, informacioni i publikuar nga L’Equipe të hënën në mëngjes ka revolucionarizuar komplotin.
Gazeta franceze siguron që FC Barcelona dhe Paris Saint Germain do të takohen në orët e ardhshme për të vlerësuar ardhjen e Kylian Mbappé në Can Barça. Ata do ta bëjnë atë në mënyrë elektronike.
Operacioni duket i parealizueshëm duke pasur parasysh situatën financiare në të cilën është zhytur klubi katalanas, larg nga arritja e shifrave të kërkuara nga skuadra pariziene për yllin e saj. Megjithatë, katalanasit mund të ofrojnë lojtarë në këmbim dhe kjo do ta bënte transaksionin më të lirë.
E gjitha kjo për të mos lënë Kylian Mbappe të shkojë te Real Madrid. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ylli francez dëshiron të kalojë te Barcelona, pasi ai në letrën e fundit dërguar PSG-së pohonte se do të përmbushte edhe një vit kontratë në Paris, madje sië thonë burime pranë tij, edhe sikur të qëndronte në tribunë.
()