Rikuperimi i Pogba, Allegri tregon situatën: Duhet të jemi të kujdesshëm, do presim edhe…
Tifozët e Juventusit mezi po presin të shikojnë në fushë Paul Pogba, pas një sezoni të vështirë si ai i kaluari, i shoqëruar me dëmtime. Rreth situatës së mesfushorit francez ka folur tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri.
“Nuk besoj se do ta përdorim Pogba në dy ndeshjet e radhës miqësore, praktikisht ai nuk ka punuar fare me ne. Mund të them se rikuperimi po shkon mirë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm me kohën që do ta aktivizojmë në fushë. E pësuam në sezonin e kaluar kur ai u rikthye në fushë dhe më pas u dëmtua sërish. E shoh të vrapojë dhe që duket mirë, por do të presim të paktën edhe një muaj tjetër”, tha Allegri.
()