Zjarri në Vlorë, Berisha: Mjedisi turistik Rama-Kumbaro, në kulmin e sezonit djegin plehrat!
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për situatën problematike të raportuar në Vlorë, pasi zjarri përfshiu vendgrumbullimin e mbetjeve.
Berisha gjithashtu nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministres Mirela Kumbaro. Në reagimin e tij në “Facebook” Berisha thotë se ky është mjedisi turistik i ofruar nga Rama-Kumbaro që në kulmin e sezonin nuk ndalen, por djegin plehrat.
“Ky është mjedisi turistik Rama-Kumbaro në Vlorë. Në kulmin e sezonit turistik djegin plehrat!”, shkruan Berisha.
()