Tue, Nov 26, 2024

20 miliardë euro për të marrë yjet e futbollit, Arabia Saudite bën gjithçka për Botërorin 2030

  • PublishedJuly 25, 2023

Oferta monstruoze për Kylian Mbappé, 700 milionë euro për vetëm një sezon pagë e tij, shto këtu 300 milionë për të blerë kartonin nga PSG-ja, është në fakt vetëm maja e ajsbergut.

Siç shpjegohet nga CBS, shuma që është vënë në dispozicion nga Ministria e Sportit e Arabisë Saudite për ta bërë kampionatin vendas tërheqës dhe për ta mbushur me kampionë është vërtet e pabesueshme. Rreth 20 miliardë euro mund të shpenzohen nga skuadrat arabe në tregun e transferimeve nga tani deri në vitin 2030.

Shifër qartazi e pakrahasueshme me klubet evropiane dhe që mund të çojë në shumë më tepër transferime yjesh në Lindjen e Mesme. Qëllimi numër një tani është sulmuesi i PSG-së, por sigurisht jo i vetmi.

Sipas asaj që raportoi transmetuesi amerikan, në fakt tentativa ka edhe për Neymar dhe Modric, të cilëve iu janë ofruar paga përkatësisht 200 dhe 198 milionë euro në vit.

Për sezonin e ardhshëm, megjithatë, një shtysë e re do të bëhet për Lewandowski, i cili për momentin ka preferuar të refuzojë ofertën, ashtu si Son Heung-min, Romelu Lukaku dhe Jamie Vardy. Me pak fjalë, gjithçka që ka ndodhur deri më tani, nga Cristiano Ronaldo e këndej, ka qenë vetëm fillimi…

()

AlbaniaWeb.net