E rëndë në Shkodër, mbytet në plazhin e Velipojës 20-vjeçari
Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. Sipas informacioneve të para, i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e përsëritur në disa raste në plazhet shqiptare.
Informacion paraprak
Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.