Erzeni me president të ri, Ernest Gjoka merr drejtimin e skuadrës shijakase
Prezantohet presidenti i ri i Erzenit, Ali Kasa. Pas takimit me krerët e pushtetit lokal të qytetit dhe shoqatës së klubit të Erzeni, Kasa ka bërë një premtim para tifozëve.
Projekti i biznesmenit me origjinë nga Peqini, por i emigruar në Australi, duket të jetë mjaft premtues, duke filluar nga infrastruktura, me projektin e ndërtimit të një qendre sportive stërvitore, e cila i është garantuar si sipërfaqe nga pushteti lokal në bashkëpunim nga Federate Shqiptare e Futbollit, dhe te pjesa e lojtarëve dhe trajnerit.
Edhe pse është mjaft vonë për të formuar një skuadër pretendente, duket se drejtuesi teknik i ekipit të Erzenit për sezonin e ri do të jetë trajneri Ernest Gjoka, një emër i njohur dhe me eksperiencë jo vetëm në futbollin vendas.
Ndihmësi i tij do të jetë Renato Arapi, i cili ka bashkëpunuar me Gjokën edhe së fundmi në Arabinë Saudite te klubi Ohod Medina. Skuadra aktuale ka nisur përgatitjet me Alfred Deliallisin, i cili ishte trajneri që drejtoi Erzenin deri në fund të kampionatit të kaluar pas largimit të Xhevahir Kapllanit.
()