Tue, Nov 26, 2024

KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Kujtim Luli për pavlefshmëri të ankimit të komisionerit publik

  • PublishedJuly 25, 2023

Kërkesa e prokurorit për të mbyllur proceduralisht ankimin ndaj vendimit të konfirmimit të tij në detyrë përmes pretendimit se një prej komisionerëve publikë ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit në çastin e ankimimit, u hodh poshtë nga trupa gjykuese e KPA-së të martën, duke vijuar për rrjedhojë me pretendimet e palëve. Një pretendim i dytë i Lulit kundër Komisionerit Publik për mosndarje të analizës financiare me të, u hodh gjithashtu poshtë, ndërsa gjykata vendosi t’i lërë kohë Lulit për të hartuar kundërshtimet e tij duke lënë seancën e radhës më 18 shtator 2023.

Luli ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi e ka nisur karrierën në vitin 1992 si prokuror ushtarak. Ai përballet me pikëpyetje për një kredi të butë që ka përfituar në vitin 2003, me të cilën ka blerë një banesë në Tiranë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vërejti se përfitimi i kredisë së plotë me vlerë 5 milionë lekë ngre shqetësime pasi Luli kishte një shtëpi më parë dhe sipas kritereve të kredisë së butë, atij dukej se i përkiste një kredi e pjesshme dhe jo e plotë. Pavarësisht kësaj, KPK nuk e konsideroi shkak për shkarkim këtë situatë dhe vendosi me shumicë votash konfirmimin e tij në detyrë në dhjetor 2020.

, kërkoi në apel shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Sipas ankimit, Luli ka bërë  deklarimin e pasaktë dhe të pamjaftueshëm për shpenzimet e shkollimit të dy fëmijëve në SHBA, kishte pamjaftueshmëri burimesh për të përballuar shpenzimet, kishte deklarim të pasaktë të cash-it dhe likujditeve në bankë dhe kishte përfituar në mënyrë të padrejtë një kredi lehtësuese për apartamentin 105 metra në Tiranë.

Gjatë seancës së të martës u mësua se Luli fillimisht kërkoi përjashtimin e Ballhysës nga procesi i apelimit duke pretenduar se ai gjendej në kushtet e konfliktit të interesit, shkaktuar kjo nga një hetim penal i mëparshëm. Kërkesa e tij u mor në shqyrtim nga ish-komisioneri tjetër, Dariel Sina, i cili, e hodhi poshtë të pabazuar në ligj e në prova.

Në seancën e së martës, Luli ngriti sërish të njëjtin pretendim, kësaj here para trupës gjykuese, e cila përbëhej nga , kryetare, , relator, dhe , , Rezarta Schuetz, anëtarë. Trupi gjykues e hodhi poshtë ankesën pasi dëgjoi Komisionerin Publik, i cili e konsideroi deklaratën e Lulit si “të pasaktë”.

Për rrjedhojë, procesi vijoi me pretendimet e komisionerit publik, i cili vuri sërish në dukje pikëpyetjet mbi deklaratën e pasurisë së Lulit. Sipas komisionerit, duke qenë se Luli kishte një apartament të përfituar nga procesi i privatizimit, ai nuk ishte i pastrehë dhe nuk mund të përfitonte kredi të butë të plotë, e cila, në atë kohë, jepej me interesa të mbuluara nga taksapaguesit për zyrtarët e lartë publikë. Sipas vendimit të qeverisë së kohës që i hapi rrugën këtyre kredive, në kushtet kur ai kishte një shtëpi por kishte nevojë për zgjerim, mund të përfitonte vetëm një kredi të pjesshme me interesa të subvencionuara nga taksapaguesit.

Ky i fundit bëri një kërkesë të re, duke argumentuar se analiza financiare e komisionerit publik nuk i ishte dorëzuar paraprakisht. Komisioneri vërejti se ai nuk bën analizë të re financiare, por bën interpretim ligjor të analizës së kryer më parë nga KPA.

Një vendim i dytë i ndërmjetëm e rrëzoi pretendimin e Lulit, ndërsa gjykata caktoi datën 16 shtator 2023 për të dëgjuar pretendimet e tij finale.