Tue, Nov 26, 2024

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Teliti kundër: Do t’i hapë rrugën abuzimit

  • PublishedJuly 25, 2023

Mbrëmjen e sotme në “Open” në fokus të diskutimeve është legalizimi i kanabisit mjekësor në vendin tonë. Dorian Teliti, Këshilltar për Ekonominë dhe Financat në PD dhe Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shprehet kundër këtij vendimi, pasi sipas tij do t’i hapet rruga abuzimit dhe grupeve kriminale.

“Përmbajta e ligjit me zbatimin kanë një diferencë shumë të madhe. Kjo qeverisje bëri diçka të mirë, dështoi me menaxhimin e territorit sa i përket aksionit anti-kanabis. Fakti sot është që qeveria e ka pranuar se ka dështuar në menaxhimin e territorit.

Qëllimi është të ligjërohet ajo që mbillet anembanë Shqipërisë. Nëse ne do të kishim institucione perfektë dhe zbatueshmëri të ligjit, nuk do të kishte problem. Por fakti që kemi një polici që është bërë palë me krimin, ky është problemi. Hap hapësirat e abuzimit”, tha ai.

AlbaniaWeb.net