Tue, Nov 26, 2024

Policia Rrugore e Elbasanit kontrolle intensive, qindra gjoba, arrestohet një shofer

  • PublishedJuly 25, 2023

Policia Rrugore e Elbasanit kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:

– Është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
– 742 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

– 341 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

– 229 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
– 66 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– Janë ndëshkuar 379 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

AlbaniaWeb.net