Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e Krapsit të Fierit, 3 zjarrfikëse në terren, kërkohet ndërhyrja nga ajri
FIER
Riaktivizohet sërish zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit. Burimet bëjnë me dije se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.
Kreu i zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka pohon se situata është e vështirë, ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse .
Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy dite me parë shuarja e zjarrit u bë e mundur edhe pas ndërhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.
Për shkak të përhapjes së shpejt të flakëve situata po behet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci , ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tilla mund të kërkoje edhe ndërhyrje nga ajri.
Sipërfaqja e djegur në Peshtan u vlerësua në më shumë se 30 hektarë të mbjella me dushk, pishë dhe ullinj ndërsa nuk u rrezikuan banesat.