“Rinovimi ishte çështje zemre”, Leao: Me Milanin kam pakt dashurie, u befasova nga largimet e Tonalit dhe Maldinit
Rafael Leao mbetet protagonist absolut i Milanit. Anësori portugez ka fituar prej vitesh zemrat e tifozëve kuqezi, me këta të fundit që mezi po presin sezonin e ri. Sulmuesi, në një intervistë të dhënë nuk ka hezituar të flasë për largimet e Tonalit dhe Maldinit, ndërsa tha se vendimi për rinovimin e tij ishte çështje zemre.
“Me Milanin kam një pakt dashurie, vendimi ishte tashmë në kokën time. Ishte vetëm çështje e kohe edhe sepse para se të nënshkruaja doja të arrija në finalen e Ligës së Kampionëve. Ishte një vit i rëndësishëm për mua, tregova se çfarë mund të bëj.
U befasova nga largimet e Tonalit dhe Maldinit. Tonali është një tifoz dhe na ka ndihmuar në titullin kampion por u vendos të shitet dhe i uroj suksese. Te Milani erdha sepse më telefonoi Maldini dhe më ka ndihmuar shumë, në fushë dhe jashtë saj.
Kam menduar të bëja një tatuazh për titullin kampion që kam fituar sezonin e kaluar por nëse fitojmë titullin tjetër, do të bëj dy yjet”, tha ai.