“Xavi si Guardiola”, Gundogan i lumtur: Përshtatem shpejt, mezi po pres të luaj me këtë lojtar te Barcelona
Ilkay Gundogan u largua nga Manchester City për të firmosur me Barcelonën. Mesfushori i njohur ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo, ku flet për tema të ndryshme.
“Fjala më e mirë që mund të më përshkruaj mua si futbollist është “përshtatje”. Unë jam një lojtar që luaj në shumë pozicione, edhe te City kam mbuluar shumë role në fushë. Luaj si numër 10, si sulmues fals dhe mesfushor. Besoj se një trajner i vlerëson shumë këto cilësi. Këtu te Barcelona ka një lojtar me të cilin mezi pres të luaj. E kam fjalën për Pedrin, është kaq i ri dhe kaq i talentuar. Ai ka shumë potencial. Luajmë pak a shumë në të njëjtin rol dhe pres që në shumë ndeshje të jemi pranë njëri-tjetrit për të kombinuar. E njëjta vlen edhe për De Jong.
Trajneri Xavi? Dallohet që është i së njëjtës shkollë si Guardiola. Sigurisht, Guardiola ka pasur shumë ndikim në lojën e Xavit dhe është normale. Por, është mbi të gjitha është edhe shkolla e Barcelonës që si parim ka zotërimin e topit, gjetjen e hapësirave, lojën inteligjente dhe të mos humbasësh kurrë topin. Janë gjëra të ngjashme edhe me atë që praktikoja te City ndaj e kam të lehtë të përshtatem.
Sa i përket Champions League, Xavi nuk ka nevojë për “recetat” e mia, është përgjegjësia e këtij klubi që të luftojë për ta fituar këtë kompeticion. Unë fitues i Topit të Artë? As që e mendoj, është një garë mes Erling Haaland dhe Lionel Messi. Nuk shoh askënd tjetër më favorit se ata të dy, ishin autorë të një sezoni të shkëlqyer dhe kanë fituar tituj të rëndësishëm. Mendoj se një prej të dyve e meriton, por jam i lumtur që nuk vendos unë në këtë rast”, – tha ai.
()