Fri, Nov 29, 2024

Asambleja e PS-së e shkarkoi nga detyra e sekretarit të Përgjithshëm, Gjiknuri: Më mirë do të bëhet!

  • PublishedJuly 26, 2023

Damian Gjiknuri, i cili u shkarkua sot nga Asambleja e PS-së nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të socialistëve, nuk pranoi që të ndalej për mediat dhe të komentonte vendimin.

Ai tha shkurtimisht për mediat se kohë më të mira do të vinin.

“Kemi kohë për komente! Më mirë do të bëhet!,”- tha Gjiknuri dhe më pas u largua nga selia e Partisë Socialiste.
Tashmë Gjiknuri është deputet i thjeshtë i Partisë Socialiste. Asambleja e PS-së, zgjodhi Sekretar të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin.
()

AlbaniaWeb.net