“Dëmtimi më shtyu transferimin te Inter”, flet Thuram: Jam i duhuri për lojën e Inzaghit, nuk u mendova dy herë
Marcus Thuram vendosi të transferohet te Interi, pas një përvoje te Borussia Moenchegladbah. Sulmuesi i njohur është zgjedhja e trajnerit Inzaghi për ofensivën dhe pritshmëritë e krijuara për të deri tani janë të mëdha. Në një intervistë të dhënë, Thuram ka treguar se përse ka kaluar te zikaltërit.
Kur e kuptuat se Interi është zgjedhja e duhur?
Unë duhej të isha këtu që dy vite më parë, pasi kishim arritur marrëveshjen, por dëmtimi prishi gjithçka. Tani erdhi mundësia sërish dhe nuk u mendova dy herë.
Si ndihesh me shokët e rinj të ekipit?
Ndihem shumë mirë. Barella dhe Dimarco më bëjnë shumë për të qeshur. Flas shumë edhe me Calhanoglu e Mkhitaryan. Në përgjithësi të gjithë më kanë pritur mirë.
Kur zgjodhe Inter, çfarë kërkove të shohësh në Youtube?
Gjithçka, veçanërisht këngët, koret dhe atmosferën në derbin e Championsit ndaj Milanit. Ishte gjithçka fantastike.
Si mund të përshtaten cilësitë e tua me idenë e lojës së Inzaghit?
Ai dëshiron të sulmojë me shpejtësi, duke marrë thellësitë dhe besoj se unë kam cilësitë e duhura për këtë mënyrë loje.
()