Kessie drejt largimit nga Barcelona, mesfushori zgjedh mes Serie A dhe Premier League
Cila do të jetë skuadra e ardhshme e Franck Kessié? Në mes të pasigurisë, ka vetëm një fakt. Barcelona dëshiron të shesë mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, i cili është jashtë projektit të Xavit.
Një largim i nevojshëm për të lehtësuar faturën e pagave dhe për të gjeneruar një fitim të mirë kapital, duke qenë se lojtari mbërriti falas një vit më parë, pasi u lirua nga Milani. Italia mund të jetë e ardhmja e tij, me Juventusin shumë të interesuar, por katalanasit po shikojnë me kujdes lëvizjet e Tottenhamit, një klub që mund të investojë shumë miliona për të forcuar skuadrën nëse shet Harry Kane te Bayern Munich.
Një problem i madh për bardhezinjtë është fakti se Juventus nuk ofron dot më shumë se huazimi me detyrim blerje, formulë kjo jo shumë e preferuar nga Barcelona. Kessié preferon Premier League dhe për këtë arsye është i gatshëm të presë ndonjë ofertë të kënaqshme.
()